×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përparim Rama: Lufta e UÇK’së ishte e drejtë, nesër Marshojmë për Drejtësi

    Insajderi
    01 April 2023 - 23:01

    I pari i Prishtinës, Përparim Rama e ka mbështetur Marshin e Drejtësisë që do të mbahet nesër në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së të cilët po mbahen në Hagë.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Rama tha se nesër do të Marshojnë për Drejtësi, pasi Lufta e UÇK’së ishte e drejtë.

    “Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark