Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, në vazhdën e shpalosjes së programin të tij, ka bërë të ditur se në mandatin e parë, do të ndërtohen shtatë shkolla të reja në kryeqytet.
Shkollat e reja që parashihen në program të Përparim Ramës, të ndërtohen në Prishtinë janë në këto lagje: Sofali, Kodrinë, Qëndresa, Kroi i Njelmët, Kalabria, Kodra e Trimave dhe në lagjen Prishtina e Re – Qendër. Gjithashtu, programi i Ramës parasheh në Velani, ndërtimin e shkollës profesionale të ulët dhe të mesme të muzikës dhe baletit “Prenk Jakova” si dhe Gjimnazin “Ahmet Gashi” afër stacionit të autobusëve.
Video e Përparim Ramës:
Aktualisht në Prishtinë mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët. Këto objekte do të ndërtohen në lagjet Sofali, Kodrinë, Qëndresa, Kroi i Njelmët, Kalabria, Kodra e Trimave dhe në lagjen Prishtina e Re – Qendër. Gjithashtu në lagjen Velania do të ndërtojmë shkollën profesionale të ulët dhe të mesme të muzikës dhe baletit “Prenk Jakova” si dhe Gjimnazin “Ahmet Gashi” afër stacionit të autobusëve. Po ashtu, do të përmirësohen kushtet aktuale të shkollave. Bashkë për Prishtinën e ëndrrave! PRISHTINA PËR TË GJITHË! #PR4PR #PerparimRama #PrishtinaPraktike #DashniPerPrishtinen #LDK160