Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, thotë se rivali i tij kryesor në garën për drejtimin e kryeqytetit, është kaosi urban.
Rama flet për programin dhe projektet që synon t’i realizojë në Prishtinë, sa i përket zgjidhjes së problemit të kaosit urbanistik.
Programi i Ramës, parasheh tranformim të Prishtinës.
“Këmbësori i pari, biçikletat të dytat dhe veturat të tretat” është plani i Ramës që parasheh të realizohet në mandatin e parë si kryetar i Prishtinës.
Dëgjone programin e Ramës për kaosin urbanistik në Prishtinë:
Rivali im kryesor në këtë garë është KAOSI URBAN.