Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Përparim Rama, ka paraparë shumë nisma në programin e tij për sigurimin e ambienteve të pastërta në qytet.
Për të siguruar mirëmbajtje efektive të pastërtisë së rrugëve, kandidati Rama ka paraparë ndarjen e pastrimit në katër zona (Veri, Jug, Lindje, dhe Perëndim), rritjen e numrit të kontraktorëve nga 1 në 4, si dhe proces të mirëmbajtjes jo vetëm gjatë orëve të punës, siç është tani, por gjatë 24 orëve.
Kandidati Rama planifikon poashtu pastrim dhe mirëmbajtje të rregullt të pusetave të cilat janë njëri nga shkaktarët e problemeve me vërshimet e pjesëve të ndryshme të qytetit. Poashtu, ai planifikon investime, në koordinim me K.R.U. Prishtina, në zgjidhjen e bllokimit të rrjetit të kanalizimit fekal në shumë pika.
Një pikë tjetër e rëndësishme, në programin e kandidatit Rama, është pastërtia e shkollave. Siç theksohet në program, aktualisht shumë shkolla në Prishtinë kanë toalete që kundërmojnë dhe rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. Kandidati Rama ka prioritet eliminimin e këtij problemi në mënyrë që fëmijët të mos iu ekspozohen ambienteve të tilla të pakëndshme dhe të dëmshme për ta.
Përparim Rama është kandidati i parë i cili ka bërë publik programin e tij, i cili është voluminoz, i detajuar, dhe gjithëpërfshirës. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: