×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Përplasen me thika gjimnazistët, një i lënduar

    Insajderi
    01 November 2022 - 13:33

    Një sherr mes gjimnazistëve ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Durrës.

    Mësohet se incidenti ka ndodhur në qendër të qytetit bregdetar ku një adoleshent ka mbetur i lënduar me thikë në shpatull.

    Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. I lënduari është dërguar në spital ku po merr kujdes shëndetësor. Sipas bluzave të bardha ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark