×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasja e Musliut me Aliun: “Moj mjerane e gërditshme”

    Insajderi
    12 January 2021 - 08:07

    Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër opinionistes Luljeta Aliu për deklaratën që ajo ka bërë mbrëmë duke thënë se Kraleva është ‘më e mirë’ sesa votuesit e PDK-së.

    Në një shkrim në profilin e saj në Facebook, Musliu ka thënë se Aliu është “mjerane e gërditshme”.

    Ajo të njëjtën e ka quajtur raciste të ndyrë.

    Luljeta Aliu ka eskaluar në debatin “Pressing” në T7 ku debatonte me Aridan Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.

    Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë me barazu votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

    E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

    Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK-së, duke i  konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark