×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja e Osman Musliut me Ahmet Sadriun e Resul Rexhepin

    Insajderi
    18 October 2018 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Imami i Drenasit, Osman Musliu ka pasur një debat të ashpër mbrëmë me përfaqësues të BIK-ut.

    Ai gjatë debatit në RTV Dukagjini nëpërmjet një lidhje telefonike, ka drejtuar akuza te zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu dhe sekretari Resul Rexhepi.

    Sipas imamit të Drenasit, këta dy persona bashkë me disa tjerë, po e shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës.

    “Dihet mirë se BIK-u nuk është pronë asnjë individi, dhe këta zotnitë sillen sikur është pronë e tyre.  Këta paraqiten të tillë se janë tu e shkatërru BIK-un, dhe ata që janë kundër t’i paraqesin si budallë, pasi janë njerëz që po e shkatërrojnë BIK-un. Muslimanët sillen sikur janë pakicë, e në fakt ne jemi shumica”, ka thënë Musliu gjatë debatit, transmeton Insajderi.

    Ai ka kërkuar edhe një debat televizv me Rexhepin e Sadriun, duke i cilësuar analistët e televizonit si të painformuar.

    “Nëse janë burra, besimtarë, e hoxhollarë, edhe ka me i kap përqafe nëse bojmë debat, pasi analistët janë të painformuar me dallavaret. Këta nuk janë në gjendje me duru mendimin ndryshe, dikush që i kritikon. Kritikën e konsiderojnë sulm”, ka thënë Musliu.

    Ndaj kërkesës për debat është përgjigjur Ahmet Sadriu. Ai ka thënë se në mesin e 2 mijë personave, është veç Osman Musliu që ka akuza të tilla.

    “Kemi pasur debate, dhe nuk e shohim të arsyshme me dal me të në debat. E njohim njëri-tjetrin, prandaj s’kam nevojë të debatoj me të”, deklaroi Sadriu. /Insajderi.com

    https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1181459438686576/?t=1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark