×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Përplasje edhe mes Stupcave” – njëri thotë që do të ketë rikthim e tjetri po e mohon

    Insajderi
    14 October 2022 - 14:30

    Pas një pauze pothuajse prej 2 vjetësh, lajmi për rikthimin e grupit të humorit “Stupcat”, bëri bujë të madhe mbrëmë.

    Aktori Vedat Bajrami ka thënë dje se do të kthehen shumë shpejt me befasi për publikun e Kosovës. “Patjetër që kena me bo diçka të mirë”, ka thënë Bajrami për rtv21.tv

    Mirëpo, anëtari tjetër i grupit, Osman Azemi, ka thënë se “Stupcat” nuk do të kthehen, mirëpo siç ka është shprehur mbesin në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare.

    “Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare. Me respekt, Osmani!”, ka shkruar aktori në Facebook.

    “Stupcat” janë një grup humoristik që debutoi në vitin 2002. Fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, por në vitin 2004 këtij grupi iu bashkëngjit aktori Mensur Safqiu

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark