×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasje mes sindikatave të Shëndetësisë, kryetari i infermierëve tregon për Insajderin pse ndodhi kjo

    Insajderi
    30 November 2021 - 22:28

    Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që të mos bashkëpunojnë me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës duke mos e mbështetur për grevën që do të mbahet më 2 dhjetor.

    Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka treguar përse ka ardhur deri te ky vendim.

    Sipas Berishë, FSSHK nuk i kishte njoftuar fare për protestën që do të mbahej edhe pse ishin marrë vesh që së bashku do të caktonin ditën e protestës.

    Berisha thotë se lajmin për protesta e mësuan nga mediat.

    “Ne kemi tentuar të koordinohemi për protestën e parë me FSSHK edhe jemi marr vesh me caktuar se bashku protestën, kanë qenë pjesëmarrëse edhe Shoqatat e Infermierëve dhe Oda e Infermierëve të cilat na kanë përkrahë neve për me shku me negocio me FSSHK, mirëpo një ditë para se me ndodhë protesta ata le që nuk ka thirrë por jemi njoftuar nga media që ka me ndodhe protesta. Nga ajo kohë ne kemi vendos që më nuk do të kemi bashkëpunime me Federatën e Shëndetësisë”, ka thënë Berisha për Insajderin.

    Si pikë të dytë që ka quar në shkëputje të bashkëpunimit me FSSHK, Berisha radhit kërkesa në të cilat kanë shumë dallime me ato të FSSHK.

    “E dyta është na kemi shumë dallim në kërkesa me ta, ata kanë kërkesa për infermier 3 dhe për mjekë 6, kurse ne kemi kërkesë për 3.2 infermier herë e kalua rata janë pajtuar me koeficientin 1.9 të infermierëve që nuk I kishte fare ngritje, mandej me aktivizimin tonë para themelimit të sindikatës

    Gazeta ka pyetur Berishën se përse ka ardhur deri tek kjo “përplasje” ndërmjet tyre.

    Berisha në përgjigjen e tij tha se FSSHK nuk po munden ta pranojnë ende se tashmë është themeluar sindikatat e infermiereve, dhe se kanë frikë që të gjithë infermierët po kalojnë nga sindikata jonë.

    “Ata thjeshte nuk po mundem me pranua që ne jemi themeluar si sindikatë dhe po I pengojnë edhe anëtarët tonë e cila është e ndaluar me Ligjin mbi organizim sindikal sepse infermierët kanë të drejtë të shkojnë në secilën sindikatë në cilën do kohë ata e kanë ba vetëm ditën e premten mundesh mu largu prej federatës ndërsa mu anëtarësu mundesh çdo ditë. Arsyeja kryesore pse ata na mbajte distance kur kemi debate është frika se mos komplet infermierët po kalojnë nga ne”. ka përfunduar Berisha./INSAJDERI.ORG

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark