×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasje për punësimet familjare, Ferat Shala-Armend Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je largu

    Insajderi
    24 May 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në mbledhjen e Komisionit është zhvilluar një përplasje e ashpër mes kryetarit të komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja.

    Ky debat nisi pasi Muja ka folur për padinë e PDK-së ndaj ZRrE-së, ai tha se në të kaluarën janë bërë punësime familjare.

    “Për punësime familjare, Muja atakoi PDK-në përçka bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala

    Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

    “Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja. Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.

    “U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.

    “Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.

    Lidhur me punësimet familjare të Vetëvendosjes foli deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

    “Unë e marr obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve t militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark