×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Përse nuk duhet t’i pastroni syzet tuaja me bluzë?

    Insajderi
    06 July 2022 - 16:51

    Nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.

    Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

    Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve.

    Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

    Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

    Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark