×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përse nuk është parë asnjë fotografi e Mbretëreshës Elizabeth shtatzënë, pavarësisht se ka katër fëmijë

    Insajderi
    20 September 2022 - 10:56

    Ndërsa sot janë mbajtur nderimet e fundit për Mbretëreshën Elizabeth II, shumë artikuj janë shkruar për monarken që mbretëroi për 70 vite. Megjithëse, shumë fotografi nga jeta e saj kanë qarkulluar në rrjet – nga fëmijëria deri më tani – a keni menduar  pse nuk ka asnjë foto kur ajo ka qenë shtatzënë?

    Gjatë të tre shtatzënive të saj,Kate Middleton u fotografua gjerësisht, ashtu si kunata e saj Meghan Markle kur priste fëmijën e saj të parë. Një brez më parë, fotot e princeshës Diana, Princeshës Anne dhe Sarah Ferguson, Dukeshës së Jorkut, shpërndaheshin nëpër faqet e para të gazetave.

    Ndërsa fotot e shtatzënisë mbretërore mund të jenë normë për brezat e fundit, për Elizabeth nuk ka qenë kështu. Pavarësisht se solli në jetë katër fëmijë midis 1948 dhe 1964 – Mbretin Charles III, Princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward – Mbretëresha nuk është fotografuar kurrë shtatzënë.

    Të katër shtatzënitë e saj u mbajtën të mbrojtura nga publiku, thjesht për shkak të tabuve të kohës. Në fakt, Pallati Buckingham as nuk njoftoi asnjëherë zyrtarisht se Elizabeth ishte në pritje të ëmbël, përkundrazi njoftonte publikun se do të ndalonte për një periudhë të shkurtër detyrën e saj mbretërore

    mbretëresha Elizabeth shtatzënë

    Share Now

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark