×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Personi i parë që ruhet në gjendje të ngrirë

    Insajderi
    12 January 2021 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljes në të ardhmen.

    Bedford ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornise dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri, trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë Celsius.

    Me testament, 73 vjeçari kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të grirë.

    Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark