18:06 - 22 Maj 2023

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka promovuar librin e akademik Arsim Bajramit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”.

Gjyljeta Mushkolaj, profesoreshë e drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se qëllimi i librit është që brezat që vijnë të kenë përgjegjësi që të përcjellin kujtimet e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit serb.

Sipas saj, detyrën e nisur nga akademik Bajrami duhet quar deri në fund në mënyrë që të dëshmohet përgjegjësia e Serbisë, e të mos përsëritet e kaluara.

“Qëllim madhor i librit është që brezi ynë dhe brezat që vijnë do të kenë përgjegjësi për të përcjellë kujtimin e viktimave dhe të mbijetuarave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë që në mënyrë të përsëritur e ka përcjellë popullin tonë sidomos gjatë luftës së fundit duke e mbajtur shtetin serb ndërkombëtarisht përgjegjës për gjenocid për krimet”. / Epoka e re/