×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Përveç Luizit, këto janë dy emrat e tjerë të “BB”, më të kërkuarit e momentit në Google

    Insajderi
    25 January 2023 - 16:09

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ditën e sotme dhe foli për “fenomenin” e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”.

    Siç të gjithë e merrni me mend, eksperti konfirmoi se emri i Luizit është më i kërkuari në Google si askush më parë, duke thyer çdo rekord. Madje, emri i artistit është kërkuar më shumë sesa politikanët e vendit, Berisha e Rama.

    Pas Luizit, dy emrat e tjerë më të kërkuar në “Big Brother VIP” ishin ai i Oltës dhe i Kiarës.

    “Emri i tij është kërkuar masivisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha Tomi Kallanxhi.

    Loja e Luizit po komentohet në të gjithë vendin, e sidomos romanca që ai kërkon dhe shpreson me moderatoren Kiara Tito. I ndjeshëm për historitë e dashurisë, publiku pret me padurim të shohë një raport më të afërt mes tyre, megjithëse shkëndijat kanë nisur tani edhe nga ana e Kiarës. Duket se “Luani” me mbështetjen e madhe nga publiku, e ka fituar që tashmë “Big Brother-in” e tij.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark