×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përveç Sali Berishës sot incident pati edhe udhëheqësi i këtij shteti

    Insajderi
    06 December 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot një incident i ndodhi dhe mbretit Charles.

    Monarku u sulmua me vezë. Tashmë është arrestuar një britanez rreth të 20-tave që dyshohet se i hodhi vezë në kokë mbretit Charles.

    Incidenti ndodhi në qendër të qytetit Luton ndërsa monarku ishte duke vizituar dhe përshëndetur turmat, njofton Policia e Bedfordshire.

    Ky incident i Charles, vjen një muaj pasi monarku u qëllua me katër vezë në York nga një burrë.

    Derisa, sot me grusht u sulmua kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ai po marshonte drejt protestës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

    Personi në fjalë goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrit dhe duke e rrëzuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark