Pescara mbledh shqiptarët në Seria A – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pescara mbledh shqiptarët në Seria A

    Insajderi
    01 July 2016 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëmarrja me Shqipërinë në Kampionatin Europian “Francë 2016” dhe përfaqësimi dinjitoz, përmes të cilit u renditën në vendin e tretë të Grupit A, duke ia bërë të vështirë Zvicrës e Francës dhe për më tepër duke mundur Rumaninë, për tu eleminuar vetëm për shkak të golavarazhit, ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e klubeve të huaja për futbollistët kuqezi.

    Njëherësh me rritjen e vlerës në merkato, legjionarët e Shqipërisë tashmë kanë më shumë opsione në arenën ndërkombëtare.

    Kështu, sikurse raportojnë mediat italiane të profilizuara në zhvillimet e merkatos, dy futbollistët e përfaqësueses së Shqipërisë të cilët më së shumti kanë gjasa të ndryshojnë ekip gjatë këtyre ditëve, janë pikërisht mbrojtësi Arlind Ajeti dhe sulmuesi Rey Manaj.

    Ky i fundit, tashmë plotësisht në pronësi të Interit, do të huazohet për të patur më shumë minuta në dispozicion. Për këtë arsye, sikurse raporton “calciomercato.it”, Manaj konsiderohet si një nga opsionet për sulmin e skuadrës së Pescaras, e porsa ngritur në Seria A.

    Është i njëjti klub që interesohet edhe për mbrojtësin Arlind Ajeti, i konsideruar si zbulimi i Grupit A në Europian, pas një performance mbresëlënëse ndaj Francës dhe Rumanisë. Pas rënies së Frosinones në Seria B, Ajeti konsiderohet si një futbollist pa kontratë.

    Për Ajetin interesohen në Seria A edhe Torino e Bologna, ndërkohë që sinjalet vijnë edhe nga Stoke City në Premier League. Nëse Ajeti dhe Manaj do të transferohen te Pescara, atëherë do të gjejnë aty shokun e tyre të Kombëtares, Ledian Memushaj, në cilësinë e kapitenit të ekipit. /Insajderi.com

    Marrë nga Telesport.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark