×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë komunat që morën më së paku vaksina antiCovid në Kosovë

    Insajderi
    21 April 2021 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova ka arritur të vaksinoj 19 mijë e 077 qytetare me vaksinën Astrazeneca deri me tani.

    Në një grafik të publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tregohet numri i vaksinave përmes qyteteve, shkruan Insajderi.

    Pesë komunat që kanë marr më së paku vaksina janë Mamusha me 12 vaksina, Novobërda me 14 vaksina, Juniku me 106 vaksina, Dragashi me 114 vaksina dhe Hani i Elezit me 194 vaksina.

    Kurse, numri i dozave më të mëdha janë shpërndare në zonat me popullsi më të madhe si Prishtinë, Prizren, Gjakovë Ferizaj.

    Nga 24 mije dozat e ardhura muajin e kaluar Ministria e Shëndetësisë tani ka në dispozicion vetëm edhe 4 mijë e 923 doza të vaksinës Astrazenec-a për të vaksinuar qytetarët e Kosovës.

    Kosovës gjate ditës së djeshme ju konfirmua donacioni i dytë i vaksinave nga Bashkimi Evropian.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, përmes një postimi në Twitter, deklarojë se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark