11:55 - 22 Janar 2022

Dita e shtunë do të jetë shumë e pasur për adhuruesit e  futbollit anglez. Pesë ndeshje zhvillohen sot ndërsa vëmendjen më të madhe e zgjon, ndeshjet e dy skuadrave nga Manchesteri.

“Djajtë e kuq” para tifozëve të vetë e presin West Hamin dhe vetëm fitorja kënaq, kjo për faktin se do t’u shërbente të futën në zonën e Champions Leagues. Në anën tjetër West Ham që po zhvillon formë shumë të mirë do të tentojë që nga “Teatri i ëndrrave” të dalin të pamposhtur.

Një sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Southemptonit e Manchester City, ku sulmuesi shqiptar Armando Broja shpreson ta dëshmojë vetën edhe përballë liderit të Premierligës.

Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme: