×
Show / Fashion

Pesë shenja që cilido qen do t’ju sulmojë

Insajderi
07 April 2019 - 23:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qentë kanë gjuhën e tyre, ndërkaq “fjalët” kërcënuese assesi nuk duhet injoruar

Njohësit e qenve theksojnë që nuk është në natyrën e këtyre katërkëmbëshve të sulmojnë pa asnjë shkas, transmeton Telegrafi.

Qentë e kanë gjuhën e tyre dhe me të “flasin”, madje edhe kur përgatiten të kafshojnë njeriun apo qenin tjetër.

– Disa shenja agresioni, siç janë hungërimi apo ngërdheshja, është e lehtë t’i vëreni, mirëpo ka edhe të tillë të cilët janë subtilë, për shembull momenti i tensionit apo edhe një sekondë kur qeni është tërësisht i palëvizshëm, të cilët lehtë largohen – thotë trajnerja e qeneve Victoria Stilwell.

Secili që është në kontakt me kafshët, ato shenja assesi nuk do të duhej t’i injoronte. Këto janë shenjat më të shpeshta.

Bishti dhe veshët

Kur të jetë bishti i ngritur dhe i tendosur, diçka që me siguri nuk është në rregull. Qentë me bisht tregojnë emocione të ndryshme, nga lumturia, deri te frika dhe zemërimi.

Kur bishti qëndron vertikalisht dhe i qetë, veç tjerash, kjo mund të thotë që qeni ndihet i rrezikuar dhe prandaj do të tregojë agresivitet.

Ngjashëm është edhe me veshët – nëse janë të ngritur dhe të shtangur, arsyeja për këtë mbase është hidhërimi.

Pozita e trupit

Kur qeni qëndron me këmbë të hapura, me kokë të ngritur dhe me gjoksin e nxjerrë përpara, ai përpiqet të tregojë madhështinë e vet dhe të imponojë dominim.

Njëkohësisht, kjo mund të jetë shenjë që në çastin pasues do t’ju kafshojë.

Lëkura e kreshpëruar

Lëkura e kreshpëruar ndonjëherë është paralajmërim që kafsha do të bëhet agresive.

Shikimi

Qentë kryesisht nuk shikojnë drejt në sy as njerëzit, as qentë e tjerë. Në gjuhën e tyre, shikimi i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm në sy mund të sugjerojë kërcënim.

Nëse qeni nuk heq shikimin nga ju, ngadalë shikoni në anën tjetër. Njëkohësisht, nëse ju refuzon tërësisht t’ju shikojë, edhe kjo mund të jetë shenjë që dëshiron të mbrohet, domethënë të sulmojë.

Hungërimi

Natyrisht, me këtë rast është edhe hungërimi. Qeni i cili hungëron më shumëse disa sekonda, është qen nga i cili duhet të largoheni. Posaçërisht nëse me atë rast i tregon edhe dhëmbët. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark