×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ​Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë

    Insajderi
    05 December 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një infermier i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sulmuar fizikisht nga pesë persona në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

    Të dyshuarit thuhet se kanë qenë të dehur kur kanë shkuar pranë Emergjencës së këtij spitali në ora 03:20 dhe kanë sulmuar infermierin me inicialet F.M..

    Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë përmes një postimi në Facebook.

    “Në oborrin e spitalit kanë ardhur 5 qytetarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe kanë kërkuar nga infermieri që të dal jashtë objektit te spitalit për t’i dhënë shërbim pacientit, ku, infermieri ka refuzuar dhe ka thënë qe pacienti duhet të sillet në repart që paraprakisht të kontrollohet nga doktori kujdestar. Pas refuzimit të infermierit për të dal jashtë objektit ai është sulmuar fizikisht”, u tha nga spitali “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është regjistruar si “sulm ndaj personit zyrtar”

    “Rasti është regjistruar si “sulm ndaj personit zyrtar” ankuesi është punonjës i spitalit. Personi i dyshuar është intervistuar dhe pastaj është liruar me procedurë të rregulltë” – tha Zahiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark