×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pesë të lënduar nga vetaksidenti në rrugën Viti-Pozheran

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pesë persona kanë marrur lëndime pas një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Viti-Pozheran..

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Gjilanit, Valon Osmani.

    “Përpos dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe katër pasagjerët”, tha ai.

    Osmani ka treguar se të lënduarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Pas ndihmës mjekësore që Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark