×
  • Sport
  • Sport

    Pesë vjet pa legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

    Insajderi
    09 June 2023 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot mbushen 5 vjet që kur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri ndërroi jetë.

    Vokrri ishte një ndër futbollistët më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa ikja e tij në botën tjetër lëndoi shumë persona jo vetëm në Kosovë.

    Fadil Vokrri arriti që të anëtarësojë Kosovën në dy nga institucionet më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA.

    Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

    Mëngjesin e 9 qershorit të vitit 2018, ndërsa po ushtronte në palestër Vokrri pësoi një sulm në zemër dhe ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

    Lamtumira e fundit Vokrrit iu dha me nderimet më të larta shtetërore më 10 qershor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark