×
Show

Pësoi atak kardiak, çka po ndodh sot me Muharrem Ahmetin

Insajderi
06 November 2019 - 10:04

Rreth një muaj më parë këngëtari i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti, kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore.

Ishte miku i tij, Kristian Xhaferaj, ai që dha lajmin mbi atakun kardiak që këngëtari kishte kaluar.

Në atë kohë Xhaferaj bëri me dije se Muharremi ishte gjallë, edhe pse rëndë për shëndetin.

Shiko po ashtu > Robert Berisha tregon se e ka ‘hangër foren’ e KUKUNews-it për protestën pas ndarjes me Nora Istrefin

Përmes një statusi në Facebook, ku dukej bashkë me mikun e tij, Kristiani tregonte shumë pak detaje për gjendjen shëndetësore të “bilbilit” të tallavasë.

Por teksa ka kaluar rreth një muaj, Muharrem Ahmeti duket se është normalizuar dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut. Ai i është kthyer sërish muzikës.

Ahmeti ka filluar të jetë aktiv në rrjete sociale ku së fundmi ka publikuar dhe një version të këngës së Elvana Gjatës “Tavolina e mërzisë”.

REVIEW / Ku je kon n’3 të natës, Mihrija e qet në pozitë të vështirë’ Naimin

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark