×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Petkoviq: Ka arritur ndihma për popullin serb në Kosovë që janë rrezikuar nga përmbytjet

    Insajderi
    15 January 2021 - 10:21

    Drejtori i të ashtquajturës zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi sot se ndihma i kishte ardhur popullit serb në Kosovë i rrezikuar nga përmbytjet, “përkundër faktit që atij nuk ishte lejuar të hynte në Kosovë”.

    “Ndihma ka mbërritur dhe do të arrijë gjithmonë atje ku njerëzit tanë janë në Kosovë. Edhe kur taksat ishin 100 përqind, shteti i Serbisë ndihmoi popullin serb në Kosovë. Dhe ne gjithmonë do të ndihmojmë”, ka deklaruar Petkoviq për televizionit serb RTS.

    Ai vlerësoi se Kosova “sheh gjithçka përmes politikës dhe marketingut politik” dhe vlerësoi se veprimi për ta ndaluar atë të hynte tregoi se “në të vërtetë, jeta e serbëve në Kosovë nuk është e rëndësishme”.

    Sipas tij, mbi njëqind familje serbe janë të rrezikuara për shkak të përmbytjeve./Insajderi.org.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark