×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Petkoviq me teori të çuditshme, pretendon që në mesin e Policisë së Kosovës kishte vrasës të paguar

    Insajderi
    28 September 2023 - 11:56

    Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, duket se nuk po mund ta pranojë dot faktin që grupi terrorist i kryesuar nga kryeterroristi, Milan Radojicic, u neutralizua nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës dhe ata që mbeten gjallë u detyruan të iknin maleve e të ktheheshin në Serbi.

    Ai ka nënshtruar një pyetje  në platformën „X“  duke thënë “se a kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste në radhët e Policisë së Kosovës, detyra e të cilëve ishte vrasje e serbëve“.

    Ai tutje ka thënë se a ishte detyra e ” atyre vrasësve me pagesë” të vrisnin serbët me gjakftohtësi.

    “A ishte detyra e atyre vrasëve me pagesë të sjellë në Prishtina nga anë të ndryshme për të vrarë serbët në Banjska me gjakftohtësi“, ka shkruar Petkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark