×
Insajderi / Insajderi

Petkoviq mohon se ka plan franko-gjerman: Është vetëm non-paper dhe iniciativë, pa Asociacionin s’vazhdojmë bisedimet

Insajderi
31 January 2023 - 22:01

“Fakti se presioni ndërkombëtar po rëndon mbi Prishtinën tregon se politika serbe po prodhon rezultate”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, raporton Insajderi.

Petkoviq duke folur për transmetuesin publik serb, tha se kjo s’ka të bëjë asgjë me një marrëveshje Kosovë-Serbi, ngase, siç tha ai, nuk ka asnjë marrëveshje.

“Nëse po flisni për iniciativën franko-gjermane, është vetëm iniciativë. Nuk ka propozim as plan. Vetëm diskutohet. Një non-paper nuk mund të jetë dokument zyrtar e as marrëveshje”, ka thënë Petar Petkoviq.

Petkoviq tha se Perëndimi do të shtrëngojë presionin ndaj Kosovës për të formuar Asociaiconin e Komunave me shumicë serbe.

“Kur bisedojmë me perëndimorët, ka një gamë të gjerë mundësish dhe mekanizmash për të shtrënguar Prishtinën të formojë Asociacionin, sepse është parakusht për ta në mënyrë që të fillohet procesi i normalizimit, për të vazhduar bisedimet”, vazhdoi ai, raporton Insajderi.

Kujtojmë se ishte vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pas vizitës së pesëshesh së madhe diplomatike në Prishtinë dhe Beograd, lajmëroi se ka pranuar planin franko-gjerman si kornizë të re të negociatave.

Por, siç ka thënë ai, Beogradi kërkon që të themelohet Asociacioni si parakusht i nisjes së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Insajderi/

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark