×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Petro Marko: Takimi i fundit me Migjenin

    Insajderi
    26 November 2018 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në librin autobiografik “Retë dhe gurët” ku Petro Marko vjen në një autointervistë me vetveten, një rrëfim I ndjerë është dhe ai I takimit të fundit me Migjenin. Përpara se të udhëtonte drejt Spanjës për tiu bashkuar luftës, shkrimtari kishte udhëtuar drejt Shkodrës për të takuar Migjenin, shkruan Gazeta Shqip.

    Ja si e përshkruan ai:” para se të rrëfej itinerarin e udhëtimit që më coi në realizmin e ëndrrës time, dua të shtoj edhe diçka që më mbeti si një imazh i paharruar: fytyra e Migjenit! Aty nga dimri shkova në Shkodër dhe rashë në familjen e Vasil Trimçevit, për të takuar Migjenin. Ndenja disa ditë. Aty ishte dhe Viti Shahini, që e kishim shoqe të mirë. Me Migjenin folëm për poezinë.

    I thashë se Ismet Toto dëshironte të botonte një vëllim me vargjet e tij dhe me vargjet e mia dhe me një parathënie të gjatë për poezinë e re. I thashë se unë pranova, po Demir Godelli nuk më lejoi duke me thëne se Ismet Toto nuk ishte shok i idealit tonë. Edhe Migjeni nuk e dëshironte një gjë të tillë.

    Kur po hipja në autobus dhe po përqafohesha me Migjenin vendosa ti thosha se po ikja larg. Nuk dihej nëse do të shiheshim me. Ai e kuptoj. Më shtrëngoj dorën, me përqafoj.

    I pashë sytë të lageshin. Dhe me tha: -Lum ti që ke shëndet te mire! Po, Petro, lum ti që ke shëndet të mirë. – Më vështroj një copë herë, sikur deshi të më jepte porosi, por shqiptoi këto fjalë të fundit që dëgjova prej tij: -Ti ke shkruar shume vargje të mira dhe të dobëta, ke shkruar shumë, po nisja jote për në Spanje është poema më e bukur që po shkruen”.

    Në 105 vjetorin e Lindjes së Petro Markos në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u kujtua personaliteti i tij krijues nën kujdesin e Bashkisë Himarë, Muzeut Historik Kombëtar dhe Unionit të gazetarëve shqiptarë.

    ”Nuk ka rëndësi se në këtë 105 vjetor të lindjes së tij nuk gjen një monografi të plotë studimore të veprës së tij, e për më tepër askund të shkruar e zezë mbi të bardhë se është themelues i romanit modern shqiptar, as një emër rruge në Tiranë ku jetoi që nga vitet 30’, e rëndësishme është se me veprën e vet madhore ka krijuar një gjeografi të shpirti rebel shqiptar që endet sa në brigjet e Ebros, në Ustikë, Vlorë, Labëri, Durrës e Tiranë si për të na kujtuar se në letërsi nuk vlejnë rekomandimet as emërimet por mesazhi dhe magjia e fjalës që bën sot e kësaj dite çdo të ri shqiptar në të gjithë hapësirat shqipfolëse ta ndjekë e ta lexojë Petro Markon, apostullin e shkrimtarisë shqiptare, shkruan Gazeta Shqip.

    Letërsia e vështirë dhe e mundimshme e një populli të vogël nuk mund të gjente një apostull më të mirë sesa Petro për të përcuar mesazhin e vet, ndaj ajo por edhe ne jemi me fat që kishim Petro Markon mes nesh” , u shpreh drejtori I Muzeut Dorian Koci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark