×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Petrol Company dërgon iftarë për 77 banorët në “Shtëpinë e Pleqve” nga restorantet e saj “Be Happy

    Insajderi
    21 April 2021 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol Company, për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit për herë të dytë ka përgatitur iftarë për 77 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

    Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë të shoqëruar me pije të ndryshme. Ushqimet u dërguan sigurisht duke marrur paraprakisht leje nga institucionet përkatëse dhe duke i respektuar me përpikëshmëri masat kundër COVID-19.

    Falënderime të shumta ka pasur drejtuar përgjegjësve të Restorantit “Be Happy” si dhe lutje të shumta drejtuar pronarëve të “Petrol Company”, që trokiti në derën e tyre pikërisht në ditët e muajit të shenjët të Ramazanit.

    Ky gjest human u pritë shumë mirë nga stafi i shtëpisë së pleqve, kurse përgjegjësit e “Be Happy Restaurant” falënderuan stafin në Shtëpinë e Pleqve  për pritjen që ju është bërë dhe për trajtimin dinjitoz që ju bëjnë banoreve të kësaj shtëpie.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark