×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullohen ardhjet përmes linjave tokësore dhe ajrore nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca

    Insajderi
    12 March 2020 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ju njoftojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, të enjten (12.03.2020),  ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor (ardhjet) nga këto shtete: Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca.

    Ky vendim është nënshkruar nga ministri i MIA, Lumir Abdixhiku, në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe pas rekomandimit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa do të hyjë në fuqi nga data 13 mars 2020, ora 15:00. Vendimi mund të plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga rekomandimet e mëtutjeshme të IKSH-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Ministri Abdixhiku shpreh keqardhje dhe kërkon mirëkuptim për masat preventive që janë duke u marrë dhe mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve.

    “Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të pa alternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.” – është mesazhi i Abdixhikut për situatën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark