×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Pfizer e Moderna nën “akuzë”: Rritën çmimin e vaksinave në mesin e pandemisë

    Insajderi
    28 January 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjigantët farmaceutike Pfizer/Biotech dhe Moderna vendosën çmime shumë më të larta të vaksinave në Gjermani në mesin e pandemisë së COVID-19, pikërisht atëherë kur vendit i nevojiteshin ato me urgjencë tregojnë dokumentet e siguruara nga mediat gjermane.

    Berlini shpenzoi 13.1 miliardë euro për vaksinat, sipas transmetuesve publikë NDR dhe WDR dhe të përditshmes SZ, të cilat citojnë një përmbledhje të porosive konfidenciale me të gjithë hollësitë se sa vaksina u porositën qeveria gjermane, nga cili prodhues dhe me çfarë çmimi.

    Dokumentet tregojnë se Gjermania kërkoi 39 miliardë doza vaksinash nga Biontech/Pfizer për rreth 15,50 euro secila në dhjetor të 2020-tës. Nëntë muaj më vonë, çmimi u rrit në 23,20 euro secila. Në të njëjtën kohë, edhe cmimi për vaksinat e Modernas u rrit po ashtu  me më shumë se 50% brenda tre muajsh.

    Për Wolf-Dieter Ludwig, kryetar i Shoqatës Gjermane të Mjekëve, kjo dëshmon qartë se kompanitë u përpoqën të nxirrnin përfitime nga situata kur vendet kishin dëshpërimisht nevojë për vaksina, dhe të vendosnin cmime më të larta për to.

    “Për mua, ky ishte një fitim i dyfishtë, sepse duke parë të ardhurat nga shitjet, ato ishin mjaftueshëm të bollshme sa për të qëndruar me çmimin fillestar”, shprehet ai.

    Pfizer iu përgjigj raporteve të medias, me një zëdhënës të kompanisë duke i thënë NDR se “nuk duhet të mbështeteni në informacione që nuk mund të verifikohen”.

    Megjithatë, shuma që Gjermania shpenzoi për vaksinat që u raportua nga tre media u konfirmua edhe nga Ministria gjermane e Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark