×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Pika pa sipërfaqe” boton librin “Miti i dhunës fetare”

    Insajderi
    30 May 2023 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e njohur botuese “Pika pa sipërfaqe”, me seli në Tiranë, do ta botojë librin “Miti i dhunës fetare: Ideologjia shekullare dhe rrënjët e konfliktit modern”, të autorit William T. Cavanaugh. Ky libër është përkthyer nga Visar Zeka dhe së shpejti pritet të jetë në duart e lexuesve. Ky libër është në proces të shtypit dhe së shpejti do të jetë në libraritë e ndryshme në Tiranë dhe Prishtinë.

    Shënime për librin:

    Miti i dhunës fetare është pikëpamje dhe qëndrim që beson se “feja” është një fenomen endemik në të gjitha kulturat dhe epokat e njerëzimit, i veçuar nga fushat e tjera të aktivitetit njerëzor që, si politika apo ekonomia, klasifikohen si “shekullare”. Sipas kësaj pikëpamjeje, feja ka prirje për dhunë dhe është absolutiste, irracionale dhe për rrjedhojë e nxit atë. Cavanaugh tregon në këtë vepër, duke argumentuar mbi bazën e burimeve historike, teologjike dhe juridike, se religjioni [feja] nuk është një realitet tejkulturor dhe tejhistorik dhe s’mund të ndahet nga sferat e tjera të aktivitetit njerëzor, dhe se kundërvënia fetare-shekullare është shpikje e modernitetit perëndimor, e cila ka fituar një përhapje të gjerë dhe ka vend qendror në folklorin e shoqërive tona. Mbi këtë konceptim është mbështetur zbutja dhe margjinalizimi i “tjetrit fetar”, si dhe legjitimimi i dhunës së shteteve moderne, e cila dhunë është gjithnjë moderne, demokratike, përbashkuese dhe racionale. Diskriminimi dhe ndarja mes fetares dhe politikes, sipas Cavanaugh, është një ndër armët më të fuqishme në duart e shteteve moderne.

    Shënime për autorin:

    William T. Cavanaugh (1962) është teolog i shquar katolik. Ai jep mësim në Universitetin Saint Thomas në Minesota. Ka studiuar për teologji në Universitetin Notre Dame, në Cambridge dhe Duke. Ka botuar shkrime, artikuj dhe libra të ndryshëm rreth raportit mes teologjisë dhe politikës. Ndër librat e tij më të njohur janë “Miti i dhunës fetare”, “Tortura dhe eukaristia” dhe “Imagjinata teopolitike: zbulimi i liturgjisë si akt politik në epokën globale të konsumizmit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark