×
  • Sport
  • Sport

    Pires: Francës i duhet Karim Benzema

    Insajderi
    02 March 2016 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Pires pretendon se Franca ka nevojë për Karim Benzema në Kampionatin Evropian të kësaj vere, një ditë pasi presidenti i Federatës Franceze të Futbollit që ylli i Realit të mos përzgjidhet.

    Sulmuesi i Real Madridit, Benzema ka munguar në skuadrën kombëtare pasi ka qenë duke u intervistuar nga policia në lidhje me një komplot të dyshuar kundër shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.

    “Tani për tani, ne duhet të presim që autoritetet të japin verdiktin e tyre. Kjo nuk është mirë për imazhin e Francës. Shpresoj që Deschamps të bëjë zgjedhjen e duhur, dhe unë do ta mbështes plotësisht atë”, deklaroi Pires, i cili u tërhoq nga futbolli në moshën 42 vjeçare në fund të shkurtit.

    Benzema dhe Valbuena kishin luajtur së bashku për një kohë të gjatë në Kombëtaren franceze.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark