×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Pirlo humbet villen që e bleu nga oligarku rus – ia konfiskon shteti italian

    Insajderi
    01 July 2022 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda italiane e futbollit, Andrea Pirlo po kalon momente interesante por që këtë herë nuk lidhen më fushën e futbollit por me një biznes.

    Kjo është situata në të cilën u gjend Andrea Pirlo, ish-trajneri i Juventusit (tani në Turqi), i cili kishte parë një vilë të bukur në Forte dei Marmi, në Versilia. Një rezidencë ëndrrash u shndërrua në makthin e rrezikut të investimit të shumë parave pa asnjë siguri.

    Cfare ndodhi? Gjykata Civile e Lucca urdhëroi sekuestrimin e pronës, që ishkampioni i botës do ta blinte nga një oligark rus (i konsideruar si një nga ata që I përkiste rrethit të Putinit dhe për këtë arsye u bë objekt sanksionesh), i përfshirë në mosmarrëveshje gjyqësore me agjencinë e pasurive të paluajtshme që kishte ndërmjetësuar për ta blerë atë shtëpi luksoze më 2020.

    Kompleksi përbëhej nga dy shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën, që manjati rus e kishte blerë për një shumë prej 7.2 milionë euro. Pirlo kishte marrë përsipër të blinte njërën nga të dyja, duke i rezervuar mundësinë opsionalisht edhe të blerjes  së të dytës. Kjo është arsyeja pse më 30 maj pagoi shumën e rënë dakord (500 mijë euro) për të nisur negociatat, që zyrtarisht do të mbylleshin më 31 gusht me pagesën e 2.6 milionë eurove për të shlyer faturën.

    Cila është e meta? Investitorit të pasur rus do t’i duhej t’i paguante agjencisë imobilare 250 mijë euro si kompensim për shërbimin e kryer. Para që, sipas avokatit Tommaso Bertuccelli, i cili kujdeset për interesat e së njëjtës agjenci, nuk janë paguar kurrë dhe kanë çuar në ankesë dhe padi civile.

    Lufta e nisur nga Putini për pushtimin e Ukrainës dhe shtrëngimi i interesave të njerëzve më të afërt me liderin e Kremlinit e kishin shtyrë oligarkun të shiste të gjithë pronën nga frika e sanksioneve mbi asetet. Nëse ai do të kishte pasur sukses deri më 31 gusht, pavarësisht se do të fitonte gjyqin në proces, agjencia nuk do të kishte më asnjë mundësi të kërkonte mbledhjen e tarifës, transmeton demokracia.

    Kërkesa për sekuestrimin e pasurisë nga avokati, e pranuar nga Gjykata Civile e Lucca, ka bllokuar gjithçka. Një tallje për Pirlon, i cili e humbi transaksionin (dhe ëndrrën për të marrë në zotërim ato prona). Marrëveshja u prish të paktën për momentin, pavarësisht depozitës (kaparit) prej 500.000 € të paguar për diçka aktualisht të sekuestruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark