×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjerin Xhuvani vritet në sy të policisë, këto janë detajet e këtij krimi në Elbasan

    Insajderi
    21 April 2021 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina i janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri tjetrin.

    Xhuvani dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori i policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.  Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark