×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pjesëtarët e FSK-së përmes një fushate ftojnë të rinjtë të bëhen pjesë e ushtrisë

    Insajderi
    12 January 2023 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë organizuar fushatë informuese lidhur me konkursin për ushtarët e rinj.

    Përmes një postimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatë informuese për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK.

    Ministria thotë se, sipas informacioneve nga terreni, ka interesim të madh të të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

    “FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale” përfundon njoftimi.

    Postimi i plotë:

    Pjesëtarët e FSK-së ftojnë dhe informojnë direkt të rinj e të reja lidhur me konkursin për ushtarë të rinj

    Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK.

    Sipas informacioneve të tyre nga terreni është interesim i madh i të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

    FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark