Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot Trupi Gjykues i ka shqiptuar në seancë publike urdhrin për zhdëmtim në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Pjetër Shalës.
Sipas DhSK-së,Trupi Gjykues urdhëroi Shalën të paguajë një shumë prej 208 mijë eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve, për të cilat u shpall fajtor.
“Në këtë çështje gjyqësore, tetë viktima pjesëmarrëse kërkuan zhdëmtim. Trupi Gjykues urdhëroi z. Shala të paguajë një shumë prej 208.000 eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor. Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100.000 euro dhe 8.000 euro dhe, krahas kësaj, shtatë viktimave iu akordua bashkërisht edhe një shumë prej 50.000 eurosh”, thuhet tutje në njoftim.