×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagosi dy gra, gjuajti policinë, qëlloi veten me armë: Krejt çka dihet nga rasti në Fushë Kosovë

    Insajderi
    29 January 2023 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka treguar kronologjinë e rastit të djeshëm në Fushë Kosovë, ku mbeten dy gra të plagosura e një burrë i vrarë.

    Në raportin e policisë thuhet se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati,

    Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK.

    Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor.

    Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark