×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Plagosja e dyfishtë në Fushë Kosovë- Rrethanat ende të paqarta

    Insajderi
    29 January 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet ende nuk e dinë arsyen që çoi në plagosjen e dy femrave, nënë e bijë, gjatë së shtunës në Fushë Kosovë, në një përpjekje për t’ua marrë jetën që fatmirësisht dështoi nga një person i raportuar me lidhje të largëta familjare me viktimat e që më pas i dha fund jetës së tij.

    Policia sot (e diele) tha se shkaqet e këtij raste mbesin të panjohura.

    Policia tha se autori kishte shtënë me armë në drejtim të policisë duke refuzuar që të dorëzohet.

    “Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë”.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit, autori i plagosjes së dy femrave ka qëlluar edhe veten.

    “Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe është njoftuar Inspektorati Policor. Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”, përfundoi policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark