×
  • Lajme
  • Insajderi

    Plagosja me armë zjarri në Bardhosh, kjo është gjendja e dy të plagosurve

    Insajderi
    01 December 2021 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Policia e Kosovës. Sipas tyre viktimat janë plagosur nga persona të panjohur.

    Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.

    “Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

    Gazeta ka kontaktuar mjekun kujdestar në Klinikën Emergjente, Bastri Sejdiu i cili ka thënë se gjendja e tyre është e rëndë.

    “Janë në sallat e Kirurgjisë, gjendja e tyre është e rëndë, viktimat janë të moshave të 70-at bëhet fjalë për një burrë dhe një grua”, ka thënë Syla për Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark