×
  • Sport
  • Sport

    Planet e Juventusit për afatin kalimtar

    Insajderi
    23 May 2016 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventus ka konfrimuar superioritetin në Itali edhe këtë vit, duke fituar të dy titujt e rëndësishëm në vend.

    Por, siç është paralajmëruar edhe më herët, Juventus dëshiron që suksesin ta zhvendosë në Evropë, dhe për këtë planifikon të ketë një afat kalimtar të bujshëm.

    Lajmi i mirë vjen nga Buffon.  Ai ka konfirmuar se do të vazhdojë me Zonjën e Vjetër.  Tifozët presin edhe një lajm të tillë, porse nga Pogpa.  Kjo do të jetë sfida më e madhe e Juventus kur dihet se Pogba po kërkohet nga skuadra të mëdha që nuk hezitojnë të shpenzojnë.

    Manhester City duket se do të insistojë për të, shkruan Goal.com

    Por, Juventus dëshiron që në skuadër të jetë edhe Miralem Pjanic të Romës ndërsa në sulm e dëshiron Domenico BErardin.

    Alvaro Morata dhe Cuadrado mund të largohen.  Morata duket se do të kthehet në Madrid, për tu shitur më vonë.  Arsenal ka shprehur interesim për të./Insajderi.com

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark