×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Play-Off”-i Nacional arrin në fazën përfundimtare

    Insajderi
    20 June 2022 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është zhvilluar faza e parafundit e “Play-Off”-it Nacional, i cili tash e disa ditë po mbahet në Kampin Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali.

    Gjatë këtij turneu garuan ekipet kampione dhe nënkampione në kampionatet e regjioneve në kategoritë U13, U15 dhe U17. Gjatë ditës së sotme u zhvilluan tri ndeshje.

    Në orarin e paraditës në gjysmëfinalen e grupmoshës U13, SHF ‘Kurda’ nga Prishtina shënoi fitore në duel me SHF ‘Arena’ nga Ferizaj, me rezultat 3:1, derisa me të njëjtin rezultat në grupmoshën U15, Ramiz Sadiku shënoi fitore ndaj Trepçës.

    Ndërkaq, pasdite u zhvillua ndeshja për vendin e tretë në grupmoshën U17, ndërmjet Drenicës dhe Fushë Kosovës, e cila ishte edhe përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të inkuadrohej në Superligën U17. Pas një loje mjaft interesante fitores iu gëzuan futbollistët e Drenicës, me rezultat 3:2.

    Ndërkohë, nesër do të zhvillohen tri ndeshjet finale të ‘Play-Off’-it, ku edhe do të përcaktohen kampionët në këto grupmosha. Në finalen e U13 takohen Kurda – 2 Korriku, në atë U15 përballen Ramiz Sadiku – Ballkani, derisa në U17 takohen Drita – Ulpiana. Këto dy të fundit krahas Drenicës, me kualifikimin në finale tashmë e kanë siguruar inkuadrimin në Superligën U17.

    Ky ‘play-off’-it është ndjekur me interesim edhe nga prindër dhe dashamirë të futbollit, teksa po thuajse në të gjitha ndeshjet është zhvilluar garë e fortë e cilësore dhe është shfaqur dëshirë e madhe nga ekipet për sukses.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark