×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Plenkoviç: Situata me COVID-19 në Kroaci është serioze

    Insajderi
    22 October 2020 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata shëndetësore e COVID-19 në Kroaci është serioze, paralajmëroi sot qeveria, duke dënuar sjelljet e papërgjegjshme në vend.

    “Kemi një rekord të ri ditor. Kjo dëshmon rëndimin e situatës”, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, gjatë një seance të kabinetit të tij, raporton ATSh.

    Vendi me 4,2 milionë banorë ka regjistruar 1 563 raste të reja (gati 30 000 në total) dhe 13 vdekje të reja (406 në total), në 24 orët e fundit.

    Pothuajse gjysma e rasteve të reja të infektimit u regjistruan në Zagreb.

    Plenkovic u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij të jenë të përgjegjshëm, ndërsa ministri i tij i Shëndetësisë, Vili Beros, shprehu keqardhje për numrin e madh të mikrovatrave të sëmundjes dhe paralajmëroi kundër sjelljeve të papërgjegjshme.

    Vënia e një maske është e detyrueshme që nga mesi i tetorit në hapësira të mbyllura, në të gjithë vendin, si edhe në mjediset e jashtme në Zagreb, kur distancimi social nuk mund të respektohet.

    Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark