×
Show

Pleqëria e aktorit Alain Delon dhe distancimi prej filmave

Insajderi
26 November 2018 - 12:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

“Ky është qeni im i fundit, sepse nuk dua që të kem më shumë”, ka thënë aktori karizmatik si mysafir i një shou televiziv francez, duke shtuar se gjatë jetës kishte varrosur rreth 50 qentë.

Alain Delon përsëriti se nuk kishte frikë nga vdekja, duke shtuar me buzëqeshje se kishte “vdekur shumë herë” në filma.

“Njerëzit gjithmonë kur flasin me mua vazhdimisht më thonë se si më kanë parë teksa vdes në filma. Heroi duhet të dini se gjithmonë vdes”, ka thënë aktori që në dhjetë vjetët e fundit nuk ka bërë ndonjë projekt filmit, shkruan Telegrafi.

Roli i tij i fundit ishte në vitin 2013 në filmin “Une Journée ordinare”. Në këtë shfaqje luan edhe vajza e tij ,Anushka, me të cilën Delon është veçanërisht krenar.

Gjatë gjashtë dekadave të karrierës, Delon, i cili ka lindur më 8 nëntor 1935 në një qytet afër Parisit, ai ka luajtur në qindra filma, duke përfshirë “Rocco and his Brothers”, “Leopard”, “Samurai” dhe “Polici Jean – Pierre Melville.

Edhe pse njoftoi në vitin 1999 se nuk do të luajë më në filma, ai u shfaq në disa seri televizive. Ai gjithashtu mbahet mend për duetin me Dalidin në këngën e tyre, “Paroles, Paroles”.

Edhe pse ishte kritikuar më parë për arrogancën, egocentrizmin dhe familjarizëm si dhe afërsinë me themeluesit e partisë së ekstremit të djathtë “Fronti Kombëtar”, Jean-Marie Le Pen, shumëkush mendonse është një nga aktorët më të mëdhenj francez të të gjitha kohërave.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark