×
  • Sport
  • Sport

    Po afrohet debutimi i Ramos, ja kur luan në ‘Parc des Princes’

    Insajderi
    12 October 2021 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, Ramos që pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino që këtë fundjavë për sfidën ndaj Angers që PSG do të luajë të premten në Parc des Princes, transmeton Insporti.

    Sergio Ramos gjatë kësaj jave është stërvitur rregullisht me shokët e tjerë të skuadrës dhe Pochettino mund t’i japë disa minuta në takimin ndaj Angers.

    Nëse debutimi nuk vjen këtë javë atëherë mbrojtësi spanjoll pritet të debutojë mesjavën e ardhshme në sfidën e Championsit ndaj gjermanëve të Leipzig.

    Sergio Ramos iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës me parametër zero por për shkak dëmtimi ai ende nuk ka debutuar me kryeqytetasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark