×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po përpiqej ta mbyste në shatërvan, kalimtarët e rastit e shpëtojnë gruan në Spanjë

    Insajderi
    12 August 2022 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video tronditëse tregon momentin kur dy burra heronj rrahin një burrë teksa ai kishte kapur një grua për flokë dhe përpiqet ta mbyt në një shatërvan publik në Spanjë.

    Burri 52-vjeçar – i cili nuk është identifikuar dhe tani po përballet me akuzat për tentativë vrasje – ishte futur në shatërvan me gruan.

    Pamjet telefonike të përleshjes tregojnë një burrë pa këmishë – i cili duket të jetë i dehur – duke e kapur dhunuar një grua. Burri mund të shihet duke folur me të ndërsa e sulmon.

    Një person mund të dëgjohet duke bërtitur, ‘Ai do ta vrasë atë’. Ndërsa turma i lutet që ta lërë të shkojë, ai rri fort derisa një burrë hidhet brenda dhe fillon të kacafytet.

    Burri e tërheq kokën e gruas mbrapa dhe përpara ndërsa ai përpiqet t’i rezistojë shpëtimtarit të saj.

    Një shpëtimtar i dytë me një bluzë të zezë hidhet brenda dhe e godet burri me grushte, ndërsa burri ende mban kokën e saj nën ujë.

    Sulmuesi më në fund arrin ta lirojë gruan kur burri mori disa goditje dhe rrëzohet, raporton dailymail.

    Në një përpjekje të përbashkët, dy burrat trima arrijnë ta detyrojnë burrin të largohet nga gruaja dhe ta ndihmojnë atë të arratiset.

    Viktima u trajtua për goditjet që mori teksa burri tentoi ta mbyste, ndërsa sulmuesi kishte një vetull dhe mollëza të prera.

    Policia i dha disa rroba gruas pasi ajo u shërua nga sulmi. Personi u arrestua nga policia për tentativë vrasje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark