×
  • Lajme
  • Insajderi

    Po punonte si sigurim në “Duplex”, Insajderi sjell të kaluarën e personit që u dërgua në burg

    Insajderi
    14 August 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e kaluar, më saktësisht të shtunën pas mesnate në Prishtinë u arrestua një person që kërkohej nga policia. Gazeta Insajderi mëson se i njëjti kishte punuar si sigurim në klubin “Duplex” – dhe sjell urdhërarrestin nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Poashtu, Insajderi sjell të kaluarën e personit që u dërgua në burg

    48-vjeçari, i cili ishte kapur në diskotekën ‘Duplex’ pasi ishte ndalë për kontroll kishte rezultuar se është i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, raportoi mbrëmë Gazeta Sinjali.

    Ndërsa, Gazeta Insajderi mëson se i njëjti kishte punuar si sigurim në “Duplex”.

    Në dokumentin e Gjykatës Themelore që ka siguruar Insajderi është urdhëruar për kërkim, ndalim, arrestim dhe dërgim të të dënuarit në institucionin për mbajtje të dënimit.

    Derisa, arsyet e arrestimit janë veprat penale: Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim, shkruan Insajderi.

    Lexo edhe:

    Më poshtë urdhërarresti i plotë:

    “URDHËROHET, kërkimi, ndalimi, arrestimi dhe dërgimi në Qendrën e Paraburgimit në Prishtine, i tani të dënuarit Shërbim (Beqir) Berisha i lindur me dt. 05,01,1974, me adresë të vendbanimit në (fshati Kryshec, Pejë, për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim, i cili i është shqiptuar sipas aktgjykimit tani të plotfuqishëm me dt. – 1 1.02.2021, të Gjykatës Themelore Prishtine, me shenjen P.nr. 309/14, të ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit te Kosovès, PAKR.nr.$20/19, për shkak të veprës penale: Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtet, nga neni 33%, par. 2, dhe Mashtrimi nga neni 261, par. 2, të KPK-së, në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, e 2 (dy) muaj.

    Dokument i siguruar nga Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark