×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Po shkonte në mbrëmjen e maturës, vdes shqiptari në Itali, u përplas te vijat e bardha

    Insajderi
    28 May 2023 - 09:13

    Kevin Murataj është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Itali mesnatën e 26 majit. I riu fatkequ përplas për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën në zonën e Lignano Sabbiadoro (Udine) .

    Mediat italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari doli nga një piceri ku kishte darkuar me mësuesit dhe shokët e klasës për të festuar përfundimin e maturës. Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit të gjimnazit.

    Mbrëmjen e kishte kaluar në një piceri me shokët e klasës dhe mësuesit dhe po shkonte në një diskotekë në resortin bregdetar për të marrë pjesë në festën e maturës. Teksa po kalonte rrugën, ai është përplasur në vijat e bardha nga një automjet.

    I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë rrugës.

    “Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediet italiane daja i 19-vjeçarit. Autoritetet në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark