Prezantuesja e njohur dhe e dashur për publikun, Marina Vjollca, ka ndarë së fundmi një moment të pazakontë me ndjekësit e saj në Instagram.
Ajo ka publikuar dy fotografi ku duket tejet atraktive, e veshur me një fustan të zi të gjatë, teksa shikon gjobën që ka marrë nga Policia e Shtetit.
Në fotografitë e publikuara, Marina shihet duke mbajtur në dorë gjobën e shqiptuar, ndërsa afër saj është parkuar vetura e saj e kaltër e tipit BMW, që duket të jetë edhe shkaku i ndëshkimit. Vetura ishte parkur në rrugën para Stadiumit “Air Albania”, një vend që duket të ketë ndikuar në vendimin e policisë për të shqiptuar gjobën.
Marina ka shoqëruar postimin e saj me një mbishkrim në të cilin shpreh pakënaqësi dhe irritim ndaj situatës: “Po si s’të falin këta o vëlla”.
Ky mesazh reflekton frustrimin e saj për situatën e krijuar, duke i sjellë kështu vëmendjen e fansave në një problem të zakonshëm që ndodhin në jetën e përditshme të qytetarëve.