Portieri i Romës, Wojciech Szczesny ka thënë se bashëklojtari i tij, Radja Nainggolan, do të përshtatej mirë në Premier Ligë, deri sa raportimet se Chelsea është afër mesfushorit janë shtuar.
Dhe, derisa Szcezny thotë se dëshiron që belgu të mbetet tek Roma, shton se po të ishte trajner i Chelsea-t, do ta blinte atë pa u menduar dy herë.
“Ai do të përshtatej në mënyrë përfekte në futbollin anglez – është shumë i fuqishëm,” ka thënë portieri polak, shkruan Goal.com
“Po ta isha menaxher i Chelsea-t, do ta merrja atë pa menduar dy herë. Por, le të shpresojmë se ai do të qëndrojë me ne,” ka thënë polaku, duke konfirmuar kështu se gjasat që edhe ai të mbetet tek Roma janë të mëdha.
Szcezny është transferuar tek Roma si huazim nga Arsenali pas blerjes se Petr Cech./Insajderi.com